Marrjen e mandatit për kryeministër të Malit të Zi nga Dritan Abazoviqi, e kanë përkrahur politikanë shqiptarë të viseve të ndryshme.
Shaip Kamberi, deputet në Kuvendin e Serbisë, deklaroi se zgjedhja e Abazoviqit në krye të ekzekutivit është mundësi për fuqizimin e demokracisë, qytetarisë dhe evropianizimit.
“Jo vetëm sepse është shqiptari i parë që bëhet Kryeministër në historinë e Malit të Zi. Por edhe se zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit është mundësi për fuqizimin e demokracisë, qytetarisë dhe evropianizimit; respektivisht dobësimit të autokracisë, nacionalizmit shovinist, pro-putinizmit dhe krimit të organizuar. E kundërta e pushtetit të Vuçiqit dhe pjesës dërmuese të opozitës së sotme në Serbi”, shkruan Kamberi në Facebook.
Në anën tjetër, përkrahje i ka dhënë edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ku nëpërmjet Facebookut, tha se këto kohë të vështira, shqiptarët duhet të jenë të bashkuar më shumë se kurrë.
Në këto kohë të vështira, kur Ukraina po përballet me agresionin rus dhe Perëndimi me sulm ndaj demokracisë, shqiptarët në rajon duhet tash më shumë se kurrë të jenë të bashkuar për sigurinë e përbashkët të rajonit dhe kundër autokratëve të tillë si Putini. Miqtë e mi, deputetët shqiptarë në Kuvendin e Malit të Zi, duhet të japin votën e tyre për Dritan Abazoviqin dhe t'i japin fund ndikimit rus e forcave të errëta të shovenizmit të mykur serb”, tha Hoxhaj.
Edhe
Abazoviq: Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë të përfaqësuar më mirë në Mal të Zi
Abazoviq mori mandatin me premtimin se do të formojë një qeveri të pakicës, duke lënë jashtë ekzekutivit partitë e mëdha.