Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqiptarët e Graçanicës pa transport publik

Banorët shqiptarë të dy fshatrave të Komunës së Graçanicës janë duke u përballur me mungesë të transportit publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ata thonë se në mungesë të linjave të kësaj komune, duhet të presin autobusët e Janjevës të cilët kalojnë edhe nëpër fshatrat e tyre. Por kjo linjë, sipas tyre, nuk është e mjaftueshme.

Agim Krasniqi, banor i fshatit Kishnicë, ka thënë se studentët duhet të shkojnë nga 2-3 orë para kohe, përndryshe mund të mos mbërrijnë me kohë në ligjërata. Ndërsa, për punëtorët thotë se duhet patjetër të kenë veturë të veten, pasi oraret e linjave të autobusëve nuk u përshtaten me oraret e punës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm