Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Shqiponja Patrulluese” shpall më të mirët e ushtrimit

Në kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore të FSK-së, u mbajt ceremonia e shpalljes së fituesve të garës të FSK-së, në ushtrimin “Shqiponja Patrulluese-17”.

Fituesit e garës të ushtrimit “Shqiponjat Patrulluese-17” janë: Komanda e Forcave Tokësore me ushtrues skuadre, nëntoger Arsim Dreshaj, e cila zuri vendin e parë. Në vendin e dytë u rendit, Batalioni i Dytë i BRSH-së, me udhëheqës skuadre, nëntoger Gentrit Idrizi, kurse vendin e tretë e zuri Batalioni i Tretë, me udhëheqës skuadre, nëntoger Drilon Hasani.

Në ceremoninë e certifikimit merrnin pjesë: ministri i MFSK-së, Rrustem Berisha, zëvendëskomandanti i Komandës së Forcës Tokësore, Gëzim Hazrrolli, përfaqësues të NALT-it, (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s, për FSK-në), Mark Theobald, etj.

Me këtë rast, ministri i FSK-së Rrustem Berisha, pasi përgëzoi ushtarët dhe stafin udhëheqës të FSK-së, për realizimin e ushtrimit; Shqiponja patrulluese 17, pos tjerash tha: “Është me rëndësi që brenda FSK-së, duhet të vazhdojmë të kemi një frymë garuese, me qellim të ngritjes të sukseseve tona, drejtë realizimit të misionit që kemi”.

Ministri Berisha në fund i përgëzoi të gjithë pjesëtarët e FSK-së. “Prandaj, iu përgëzoj për sukseset që keni arritur. Urojë që në të ardhmen në organizime të tilla garuese të marrin pjesë edhe shtete e rajonit. Jam informuar për sukseset e më hershme në garat e ngjashme që keni pasur në vitin 2015 në Angli. Është më shumë rëndësi që kurë marrim pjesë në angazhimet jashtë vendit, që t’i marrim modelet e suksesshme, që njohuritë e fituara jashtë vendit t’i bartim te personeli dhe stafi ynë’’.

Po ashtu ministra Berisha ka vlerësuar lart punën e instruktorëve nga Anglia dhe Kanadaja si në aspektet e planifikimit dhe organizimit të kësaj gare.

Gëzim Harolli, për këto arritje falënderoi instruktorët britanikë dhe ata të Kanadasë. “Falënderoj instruktorët nga Britania dhe Kanadaja si për planifikimin dhe organizimin e garës. Po ashtu dua të falënderoj të gjithë oficerët dhe pjesëtarët që kanë kontribuar në realizimin me sukses të kësaj gare. Po ndihem krenar me nivelin e moralit dhe angazhimit tuaj, në realizimin e detyrave. Urime dhe suksese tjera“, e përmbylli fjalën e tij gjeneral Hazrolli.

përgatitore për ushtrimin garues “Shqiponja fluturuese 17” janë zhvilluar në çdo njësi madhore të FSK-së, për gjashtë muaj. Ndërsa për garën finale janë kualifikuar tetë skuadra me nga 72 pjesëtarë, të cilët kanë vazhduar aktivitetet ditën dhe natën, deri sa kanë përfunduar skenarin e ushtrimit, kur edhe u shpallën fituesit e garës.

Ushtrimi “Shqiponja Patrulluese 17” për herë të parë u planifikua dhe u realizua nga pjesëtarët e FSK-së, dhe është modeli më i avancuar i ushtrimeve të këtij lloji, përcjell televizioni publik.

garë këtë vit organizohet për herë të parë nga oficerët dhe nënoficerët e FSK-së, sipas modelit të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe parashihet të jetë garë tradicionale vjetore, ku do të ftohen edhe ushtarak të ushtrive të shteteve tjera të rajonit.

Artikuj të ngjashëm