Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria synon rritjen e bashkëpunimit me Kinën në bujqësi e turizëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është takuar në Sofje të Bullgarisë me homologun e tij kinez, Li Keqiang.

Rama ndodhet në Sofje ku do të zhvillohet samiti, në kuadër të nismës së qeverisë kineze të bashkëpunimit me Europën Qendrore dhe Lindore, e njohur si Nisma 16+1.

Mësohet se fokusi i takimit ishte programi i bashkëpunimit mes dy vendeve dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë.

“Me kryeministrin Li Keqiang në takimin bilateral në kuadrin e Nismës 16+1, ku diskutuam për programin e bashkëpunimit dhe projektet konkrete në bujqësi, turizëm, infrastrukturë ujore e portuale dhe kulturë”, shkroi Rama në “Facebook”.