Në tre muajt e parë të vitit, Shqipëria ka rritur vëllimin e mallrave të eksportuara, falë përpunimit në rritje të çimentos shqiptare.
Në portin e Durrësit është shënuar një rritje prej 48 për qind në përpunimin e mallrave për eksport dhe sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave janë eksportuar 75 mijë ton çimento, ose 15 herë më shumë se vitin e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përpunimi i mallrave në 3-mujorin e parë të vitit 2017 është rreth 11 për qind më i mirë në shifra se sa e njëjta periudhë e vitit 2016. Veçanërisht, çimentoja e prodhuar në fabrikat pranë Fushë Krujës dhe që shkon drejt porteve të Italisë dhe Maltës është rritur me rreth 15 herë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti me parë”, shprehet Gëzim Kabashi, zëdhënës i Autoriteti Portual Durrës.
Vetëm 10 mijë tonë çimento janë importuar gjatë tremujorit të parë. Dikur në krye të listës së mallrave të importuara, sot çimento shqiptare ka rritur praninë e saj në tregun ndërkombëtar, kryesisht atë të Maltës, Italisë dhe vendet e Afrikës Veriore, raporton Top Channel.
Rritje të eksporteve ka edhe transporti me kontejnerë, ndërsa eksporti i koncentratit të kromit dhe skrapit ka mbetur thuajse në të njëjtat shifra. Ndërkohë importet kanë shënuar një rënie prej 3 për qind, krahasuar me periudhën 3-mujore të vitit 2016.