Në 24 orët e fundit janë kryer 1796 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 328 qytetarë.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit ka vdekur një person i prekur me COVID-19, ndërsa 383 janë shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 115. Janë 6.382 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv një qytetare nga Fieri, 55-vjeçe.
Janë shëruar 383 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192.238.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 201.730 raste, prej tyre 192.238 janë shëruar, 6.382 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 3.110 pacientë.