Pas krizës së refugjatëve sirianë në Evropë, Shqipëria po përgatitet për një situatë të mundshme emergjente.
Fluksi i emigrantëve në vendet fqinje nga vendet e lindjes pas hapjes së kufirit nga Turqia ka vënë në lëvizje autoritetet shqiptare që po planifikojnë ngritjen e qendrave të pritjes, shkruan sot “Koha Ditore”.
Autoritetet shqiptare kanë nisur përgatitjet për ngritjen e gjashtë qendrave pritëse për emigrantët nga Siria në rast se Shqipëria do të përballet nga një situatë fluksi.
Kapaciteti pritës i vendit përllogaritet në 30 mijë persona, ndërsa akomodimi i tyre do të bëhet në vendstrehime pranë pikave kufitare në Korçë, Sarandë dhe Gjirokastër.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Italia dërgon emigrantë në Shqipëri
-
Kuvendi i Shqipërisë voton sot për strehimin e migrantëve që presin për azil në Itali
-
Shtetet e ndryshme, përfshirë Kosovën, mobilizohen për ndihmë Turqisë e Sirisë
-
Franca përgatitet të presë rreth 100 mijë refugjatë ukrainas
-
Strehimi i afganëve, Rama për CNN: Do të presim rreth 4000