Shqipëria nuk ka dorëzuar pranë autoriteteve turke asnjë person që akuzohet nga Ankaraja zyrtare si anëtar i organizatës FETO, të themeluar nga kleriku Fetullah Gulen, ndonëse autoritetet turke iu kanë dorëzuar autoriteteve shqiptare një listë emërore të personave që pretendohet se janë anëtarë të FETO-s.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës Shqipërisë, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Deri tani nuk është ekstraduar në Turqi asnjë shtetas turk si pjesëtar i organizatës FETO” , njofton Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Megjithatë, sipas MPJ-së, autoritetet shqiptare kanë bashkëpunim të vazhdueshëm me Qeverinë turke.
“Autoritetet shqiptare kanë një komunikim dhe bashkëpunim konstant me homologët turq në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe Kushtetutën e RSH-së , në respekt të lirive themelore që rrjedhin nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe detyrimet e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE”, thekson ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
- “Terrorizmi nuk ka komb, etni dhe fe. FETO kërcënon njerëzimin në tërësi”
-
Turqia kërkon nga Shqipëria gylenistët në këmbim të ndihmave për tërmetin
-
Dalin para gjykatës turke dy nga 6 turqit e arrestuar e të dëbuar nga Kosova
-
A do t’i ekstradojë Shkupi personat e kërkuar nga Ankaraja?
-
Dorëzimi i vitit – Gylenistët