Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqipëria në hall me zaptimin e hapësirave publike në plazhe

Vija bregdetare e Shqipërisë prej më shumë se 25 vitesh vazhdon të jetë objekt i grabitjeve të shumta ku, në shumë raste, janë përfshirë edhe zyrtarë shtetërorë përmes fallsifikimit të dokumenteve.

Por, krahas kësaj, gjatë sezonit veror, një numër i madh individësh kanë pushtuar me forcë sipërfaqe të mëdha në brezin ranor të bregdetit, duke ngritur biznese të palicencuara, pa i paguar asnjë detyrim financiar bashkive që menaxhojnë plazhet.