Në Shqipëri ka 80 vende ku mund të bëhet rafting e kjo është një mundësi e artë punësimi.
Ashtu si një shoferi i nevojitet leja e drejtimit për të ngarë makinën, edhe një drejtuesi gomoneje i duhet patenta për të qenë instruktor rafting. Duke parë interesin e madh të turistëve të huaj në sportin e rafting,si edhe interesin e shtuar nga shqiptarët, gjatë viteve të fundit, Federata shqiptare e rafting hap mundësitë për një profesion të ri siç është instruktori i rafting. Të drejtosh një gomone, pa motor, vetëm me lopata!
Dje 20 kandidatëve nga Tirana, Berati, Skrapari, Përmeti dhe Elbasani të trajnuar sipas standardeve ndërkombëtare iu shpërndanë certifikatat, për të punuar si instruktorë rafting.
Certifikatat u shpërndanë nga federata shqiptare e rafting dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi si investim për një turizëm aventure me standarde, nga profesionistë të njohur ligjërisht edhe në arenën ndërkombëtare. Por, edhe si një dritare e re punësimi për të rinjtë.
”Ajo që ka ndodhur me gjithë zhvillimin e Federatës Rafting është ajo çfarë duam të bëjmë në gjithë disiplinat e sportit të aventurës. Pra e filluar si një pasion, si një sport, e filluar nga disa djem që janë rritur dhe kanë jetuar me bukuritë e kanioneve të Osumit që u shndërrua në një grup më të më madh, në një federatë, u zhvillua në disa kanione zbuluan që në Shqipëri nuk ka një nuk ka dy nuk ka dhjetë, por 80 vende ku mund të bëhet rafting, ecje nëpër male, ngjitje nëpër ato shpellat dhe zonat shumë të bukura të Shqipërisë”, – shprehet ministri Klosi.
Klosi vijoj se, “zbuluam që kemi një potencial të jashtëzakonshëm i cili mund të shndërrohet fare mirë në një komunitet shumë më të gjerë, dhe mbi këtë pastaj arritën të kuptojnë që ky është edhe një biznes argëtues, ka shumë më tepër nevojë për njerëz që e drejtojnë këtë biznes. Nuk mund ta bëjnë vetëm cunat e lindur dhe rritur në Skrapar por duhej një komunitet shumë më i gjerë, duhet të trajnoheshin më shumë djem e vajza të tjera, do të duhet të hapeshin pika jo vetëm në Osum, por duhet të krijojnë ekipin e Rafting edhe në Vjosë dhe duhet të shikojnë mundësitë e tjera ku ka në Shqipëri dhe ia dolën që gjatë këtij sezoni turistik të ishin një ofertë fantastike, mbi ofertën që ne kemi për sa i përket detit edhe bukurive të Adriatikut dhe Jonit”.
Edhe
“El Observador” thërret për zbulimin e kanionit idilik të Shqipërisë
“Sot ne kemi një numër të shtuar turistësh, viti 2018 shënon mbase rritjen më të madhe në krahasim me çdo vit tjetër jo vetëm nga numri në mënyrë absolutet sepse padyshim rriten numrat por edhe nga përqindja e rritjes së turistëve. Gushti pati 27% më shumë, shtatori shkoi në mënyrë ekstreme 34% më shumë sesa shtatori i vitit të kaluar dhe kjo na bëri që të kuptojmë që kemi shumë më tepër mundësi pasi rritja 34% vetëm në një muaj tregon sesa shumë hapësira të tjera ka, sesa shumë ne duhet të punojmë me turizmin alternativ, me turizmin outdoor, të aventurës. me turizmin që është tashmë edhe trendi botëror dhe unë mendoj që ajo çfarë ka ndodhur me evoluimin e gjithë biznesit të Rafting Group por edhe me të gjithë evoluimin e sporteve të aventurës është trendi i turizmit sot në botë”, – tha ministri Klosi.
Ai u shpreh se, “para 20 vjetësh njerëzit shkonin dhe shikonin grataçelat, para 10 vjetësh njerëzit shkonin dhe shikonin qytetet e zhvilluara. Ka ardhur koha tani që në të gjithë botën, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë Mesdheun, kërkohet gjithmonë e më shumë turizmi i natyrës. Turistët duan t’i rikthehen natyrës, duan të gjejnë vende të paeksploruara, të magjishme si kanionet e Osumit apo lumi i Vjosës, apo zona të tjera ku ju keni ushtruar aktivitetin tuaj të rafting apo kanoes”.
{gallery}