Shqipëria fitoi në Arbitrazhin ndërkombëtar gjyqin ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti.
Çështja për të cilën palët u përplasën kishte të bënte me kontratën për ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit, punimet për të cilin nga ana e shoqërisë së Becchettit nisën që në fund të viteve ’90 por nuk përfunduan asnjëherë.
Sipërmarrësi italian kishte kërkuar një dëmshpërblim prej 137 milion eurosh për shkak të ndërprerjes së kontratës nga autoritetet shqiptare, të cilat nga ana e tyre paraqitën një kundër padi duke kërkuar 12.9 milion euro si kamat-vonesa, dhe një dëmshpërblim prej 158 milion eurosh, për mospërmbushjen e kontratës.
Sipas njoftimit nga ministria e Energjisë, Arbitrazhi ndërkombëtar ka gjetur fajtor sipërmarrësin italian duke vendosur pagesën nga ana e tij të shumës prej 12.9 milion eurosh plus 1.2 milion per shpenzimet e procesit. Lidhur me dëmshpërblimin, Arbitrazhi pritet të shprehet me një vendim të dytë.
Në vitin 2015, Becchetti investoi për hapjen e televizionit Agon Channel. Por dhe kjo sipërmarrje nuk pati jetë të gjatë, pasi sipërmarrësi italian u vu nën akuzë se kishte ngritur një skemë për të shmangur taksat, dhe ndaj tij u lëshua dhe një urdhër arresti, ndërsa aktivitetet e tij në Shqipëri u vunë nën sekuestro./VoA
-
Ish-pronari i TV “Agon Channel”, Franccesco Becchetti fitoi gjyqin ndaj Shqipërisë dhe 109 milionë euro
-
Nëse nuk ia paguan 100 milionë euro Becchettit, Shqipërisë do t’i konfiskohen pasuritë jashtë
-
Pezullohet ekzekutimi i gjobës 110 milionë euro ndaj Shqipërisë për konfliktin me biznesmenin italian
-
Shqipëria duhet të paguajë biznesmenin italian 111 milionë euro
-
KEK-u fiton në arbitrazh ndaj KEDS-it dhe KESCO-s, detyrohen ta paguajnë 8.3 milionë euro