Në datë 2 Tetor në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, ku pritet që të firmosen disa marrëveshje.
Ndërkohë që dy ditë përpara takimit, në mbledhjen e sotme të qeverisë shqiptare është miratuar në parim memorandumi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës për bashkëpunimin në fushën e transportit hekurudhor.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
Vendosi:
Miratimin, në parim, të memorandumit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për bashkëpunimin në fushën e transportit hekurudhor. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë” thuhet në vendim / Abcnews.
-
Sot mbledhja e përbashkët e qeverive Shqipëri-Kosovë
-
Marrëveshjet Kosovë - Shqipëri për hekurudhën dhe hidrocentralin pritet të nënshkruhen në shtator
-
Pas katër vjetësh, Spiropali paralajmëron mbledhjen e përbashkët të qeverive Kosovë-Shqipëri
-
Nënshkruhen 13 marrëveshje mes Kosovës dhe Shqipërisë
-
Ministrat e Kosovës nisin nënshkrimin e marrëveshjeve me Shqipërinë