Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka thënë sot se përfaqësuesit shqiptarë nuk e kanë braktisur asnjëherë projektin e Shqipërisë madhe, transmeton Koha.net.
Ai ka tërhequr vërejtjen se ky projekt nuk mund të realizohet pa dhunë dhe “pa dëbimin e të gjithë popujve tjerë” nga Kosova.
“Paramendojeni sikur kryeministri ynë të dilte me kryeministrin e Republikës Serbe [Bosnjës] dhe të thoshte po i heqim kufijtë dhe jemi vetëm një shtet. Menjëherë do të tubohej Këshilli i Sigurimit, ndërsa tash mbahet takimi i Kosovës dhe i Shqipërisë në të cilin thuhet se do të hiqen kufijtë... E si është mundur kjo?”, ka thënë Vulin për tv pink.
Ai ka shtuar se KFOR-i po e shkel mandatin e vet në Kosovë dhe se marrëdhëniet me të janë reduktuar në minimum, se nuk ka aktivitete të përbashkëta dhe as komunikim të ndërsjellë.
“KFOR-i e ka humbur kredibilitetin te Serbia dhe te serbët në Kosovë. Ne nuk do të bëjmë asgjë që do të rrezikonte serbët në Kosovë. Porse KFOR-i duhet të zbatojë mandatin e vet dhe kjo është vërejtje e përkujtesë për mbrojtjen e serbëve në Kosovë”, ka thënë Vulin.
-
Ministri serb kërkon bashkimin e serbëve në një shtet “si kundërpërgjigje për Shqipërinë e madhe”
-
Vulin: Nëse shqiptarët e zgjidhin çështjen kombëtare, këtë do ta bëjnë edhe serbët
-
Sipas Vulinit, Shqipëria e Madhe tashmë është krijuar
-
Vulin: Sa më shpejt duhet të ndahemi nga shqiptarët
-
Vulin kërkon ndalimin e “zgjerimit të Shqipërisë së madhe”