Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot ambasadorin e Shqipërisë në Prishtinë, Qemajl Minxhozi.
Gjatë këtij takimi, ministri Gashi njoftoi Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë rreth të gjitha angazhimeve dhe përgatitjeve që po i bënë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe MKRS në shënimin e vitit mbarëkombëtarë të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, transmeton Koha.net.
Theks i veçantë gjatë këtij takimi iu kushtua koordinimit të përbashkët në zhvillimin e aktiviteteve që do të realizohen me rastin e vitit mbarëkombëtarë të Heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeut si dhe shënimit të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Qyteti i Prizrenit do të jetë qendra kryesore e zhvillimit të të gjitha aktiviteteve që do të mbahen me rastin e shënimit të vitit mbarë kombëtarë të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut.
Ministri Gashi dhe ambasadori Minixhozi ranë dakord që në kuadër të shënimit të aktiviteteve të përbashkëta të vitit mbarëkombëtarë të Gjergj Kastrioti - Skënderbeut të dyja vendet të zhvillojnë aktivitete të përbashkëta në fushën e kulturës.
Kultura e përbashkët kombëtare gjithmonë ka pasur për orientim themelor vlerat dhe simbolikën që bart në vete trashëgimia kastriotiane, sa i përket mesazheve dhe vlerave kombëtare, civilizuese dhe frymëzuese përgjatë shekujve. Prandaj, institucionet më të larta kulturore të të dyja vendeve do të bashkërendojnë aktivitetet që përmes kulturës, nderimi për figurën e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, të jetë në lartësinë e figurës së tij.
-
Në Prishtinë u hap Zyra e Sekretariatit për Vitin mbarëkombëtar të Skënderbeut
-
Kurti e Minxhozi diskutojnë mbi përgatitjet për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë
-
Diskutim për rritjen e qarkullimit të mallrave dhe prodhimeve në mes Kosovës dhe Shqipërisë
-
Dumoshi takon Minxhozin, thotë se duhet rritur edhe më tej bashkëpunimi ndërshtetëror në kulturë
-
Kalendari kulturor Kosovë-Shqipëri ripërtërihet, pavarësisht dështimeve