Shqipe Pantina është bërë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njoftoi të hënën kreu i kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Ai shkroi në Facebook se është i lumtur me aderimin e Pantinës në LDK.
“Ajo përveç se pasuron radhët tona politike, vazhdon ciklin e bashkëngjitjeve që anëtarë të jetës publike, politike, medias e shoqërisë civile po e bëjnë me LDK-në. Lidhja Demokratike e Kosovës sot është bërë adresa e vetme e profesionistëve të tillë. Nga këtu, kështu, e kemi për obligim t’i ofrojmë qytetarëve të vendit platformë politike të denjë për rrugëtimin e ardhëm që Kosova e meriton”, tha ai.
Pantina ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës për dy mandate. Në periudhën 2014-2017, ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa 2017-2019, pjesë e Partisë Socialdemokrate.
-
Në LDK kërkojnë që nënkryetari i partisë t’ia zërë vendin kryetarit
-
Haziri: LDK-ja u takon idealistëve e idealistët e saj janë anëtarësia, jo funksionarët
-
Abdixhiku merr mbështetjen e degëve të LDK-së “në angazhimin për institucione stabile të Kosovës”
-
Abdixhiku emëron Kryesinë e re të LDK-së
-
Tahiri “pajtohet” me Abdixhikun