Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Shqetësuese në Kosovë mbetet bartja e armëve nga nxënësit”

Në emisionin “Puls” të KTV-së u diskutua sot për sigurinë dhe për problemin e armëve ilegale në vend.

Mensur Hoti, drejtor i Departamentit për Siguri Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme, tha se shqetësuese për neve është bartja e armëve nga adoleshentët në shkolla fillore dhe të mesme.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ky është një rrezik permanent por është e pamundur që një fëmijë të bart armë një kohë të gjatë dhe prindërit të mos jenë në dijeni. Ne rregullisht nëpër shkolla mbajmë ligjërata për këtë dukuri por nuk mundemi vetëm ne si MPB të bëjmë shumë pa një involvimin të të gjithë faktorëve. Përgjegjësia kryesore është e prindit pastaj stafit mësimor dhe drejtorit të shkollës sepse ata janë që vlerësojnë se cilët nxënës mund të jenë rrezik potencial dhe të lajmërohen shumë shpejt organet përgjegjëse”, u shpreh Hoti.