Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shqetësues niveli i realizimit të MSA-së nga Kosova

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se është shqetësuese rruga e ngadalshme e zbatimit të programit kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit dhe për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda e Reformave Evropiane (ERA).

Ajo ka deklaruar në Këshillin Ministror për Integrimin Evropian se me përjashtim të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies sociale, institucionet tjera s’u janë përmbajtur afateve të caktuara nga takimi i fundit dhe si rrjedhojë ka ngecje.

Hoxha ka thënë se kjo është shqetësuese pasi tash Kosova është në prag të fillimit të diskutimeve me Komisionin Evropian për ERA2.

“Gjatë shtatorit dhe tetorit është planifikuar rishikimi i prioriteteve të ERA-s dhe hartimi i Planit të ri të Veprimit për vitin e ardhshëm. Bazuar në diskutimet fillestare që kemi zhvilluar me Komisionin Evropian, ky proces duhet të përfundohet deri në fund të tetorit. Pas kësaj, pritet që të lansohet zbatimi i prioriteteve të ERA dhe planit vjetor të veprimit për zbatimin e tyre, në takimin e ardhshëm të Dialogut të Nivelit të Lartë për Prioritetet Kyçe, që do të bashkë-kryesohet nga Kryeministri Haradinaj dhe Komisionari Hahn”, theksoi Hoxha.
 


Sa i përket zbatimit të MSA-së, Ministrja Hoxha theksoi se duhet me shume angazhim sepse në kuadër të Programit IPA 2 për Mbështetje Direkte Buxhetore për Reformën e Administratës Publike qeveria është zotuar që këtë vit të arrijë një nivel zbatimi të Programit të MSA-së prej të paktën 60%. 
 


Edhe Moszbatimi i MSA-së, zgjat rrugën e Kosovës drejt BE-së Arbëri Moszbatimi i MSA-së, zgjat rrugën e Kosovës drejt BE-së

“Bazuar në gjetjet e këtij raporti, deri në fund të qershorit janë zbatuar vetëm 12.78% e të gjitha masave të planifikuara, pra vetëm 68 masa”, theksoi Hoxha, ndërsa sa i përket gjendjes zbatimit të reformave legjislative, shtoi ajo, rezultatet tregojnë se Kosova ka arritur një shkallë zbatimi prej vetëm 18.06%, pasi që janë zbatuar vetëm 26 nga 144 masat legjislative të planifikuara.

Hoxha theksoi po ashtu se sa i përket zbatimit të reformave të tjera, të dhënat tregojnë se është arritur një shkallë zbatimi prej vetëm 10.82%, pasi që janë realizuar vetëm 42 nga 388 masat zbatuese të planifikuara.