Një gyp i kanalizimit ka shpërthyer në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen e Aktashit në Prishtinë dhe për dy ditë kjo rrugë ka kundërmuar erë të padurueshme.
Banorët e kësaj rruge kanë thënë se vazhdimisht ka probleme me gypat e kanalizimit dhe më shumë hasin në vështirësi gjatë të reshurave të shiut kur këta gypa bllokohen.
“Prej dje kjo rrugë ka kundërmuar erë të rëndë shkaku i shpërthimit të një gypi të kanalizimit disa metra më lart”, ka thënë një kalimtar.
Portali Koha.net ka kërkuar një sqarim nga Komuna e Prishtinës, por zyrtarët kanë qenë të paqasshëm.

Artikuj të ngjashëm
-
Shpërthen gypi i kanalizimit, vërshohet rruga “Gazmend Zajmi”
-
Kanalizimet në Prishtinë s’mund të përpijnë reshjet që s’po ndalen
-
Pëlcet gypi i ujit në “Lakrishte”
-
Shpërthen në flakë shtylla e rrymës në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë
-
Pas 10 orësh punë sanohet gypi i ujësjellësit në lagjen “Tirana”