Një gyp i ujit i cili ka shpërthyer në rrugën “Tirana” në kryeqytet u ka shkaktuar telashe ekipeve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit në Prishtinë.
Prishja e gypit me diametër fi 200 mm ka lënë pa ujë mbrëmë e deri sot në orët e mëngjesit një pjesë të lagjes Arbëria deri te komuna e re e Prishtinës, lagjen Lakrishte dhe një pjesë e lagjes Dardania, në Prishtinë.
Sipas zëdhënëses së KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, ekipet kanë punuar nga ora 20:00 të martën deri në orën 5 të mëngjesit të ditës së sotme.
Tashmë sipas saj, uji është kthyer dhe furnizim ka në të gjitha lagjet e lartpërmendura.
Artikuj të ngjashëm
-
Dëmtohet gypi, disa lagje të Prishtinës pa ujë
-
Dëmtimi i gypit lë pa ujë një pjesë të Prishtinës qe gati 24 orë
-
Disa rrugë të Prishtinës mbesin pa ujë deri të enjten
-
Shpërthen gypi i ujit, mbesin pa ujë disa pjesë të Bregut të Diellit në Prishtinë
-
Disa zona të Prishtinës mbesin pa ujë shkaku i dëmtimit të gypave