Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpërthen kanalizim në rrugën “Ali Pashë Tepelena”, këmbësorët s’kanë kah t’ia mbajnë

Ka së paku dy javë që kur poshtë rrugës së Dubrovnikut, në Prishtinë, ka shpërthyer gypi i kanalizimit.

Banorët në rrugën “Ali Pashë Tepelena” janë ankuar në adresë të portalit Koha.net se kundërmimi nga dalja në sipërfaqe e ujërave të zeza është bërë i padurueshëm, sidomos në këtë kohë kur temperaturat kanë nisur të rriten.

Por ky nuk është i vetmi hall i banorëve përreth dhe kalimtarëve që u duhet të kalojnë andej çdo ditë. Veturat e parkuara në trotuare ua pamundësojnë atyre ecjen e lirë duke ua bërë gati të pamundur që t’i shmangen shkeljes mbi këto ujëra.

{gallery}