Një gyp i ujësjellësit ka pëlcitur në orët e pasdites të së dielës në sheshin “Zahir Pajaziti” me ç’rast një pjesë e sheshit është vërshuar nga uji, raporton KTV.
Pa furnizim të ujit të pijshëm, nga ora 16:00 kanë mbetur të gjitha ndërtesat në këtë pjesë të sheshit e deri tek katedralja “Nënë Tereza”.
Arjeta Mjeku, zëdhënëse e KUR “Prishtina” për Kohavisionin ka treguar se ekipet teknike të kësaj kompanie kanë dalë në vendin e ngjarjes për të sanuar problemin.
“Rreth orës 16 kemi marrë informacion se ka pëlcit një gyp i ujësjellësit me diametër 200 milimetra, gyp ky që furnizon me ujë të pijshëm të gjitha ndërtesat në shesh deri te katedralja. Me këtë rast dy ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujit janë në vendin e ngjarjes për të sanuar sa më shpejt këtë problem. Gypi ka pëlcit vetvetiu”, ka thënë Mjeku.
-
Shpërthen gypi i ujësjellësit, sheshi “Nënë Tereza” mbushet me ujë
-
Defekt në Ujësjellës, Qendra e Prishtinës pa ujë
-
Shpërthen gypi i ujësjellësit, qendra e Prishtinës pa ujë
-
Pëlcet gypi i ujësjellësit, banorët e rrugës “Tirana” në Prishtinë mbesin pa ujë
-
Shpërthen një gyp i ujësjellësit në rrugën “Qamil Hoxha”