Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpërndahen serbët që po qëndronin te cepi i urës mbi Ibër

20:40 - Pas arrestimit të Marko Gjuiqit, disa serbë kanë qëndruar rreth gjysmë ore te cepi verior mbi urën kryesore mbi lumin Ibër.

Disa prej protestuesve kanë hedhur gurë dhe kanë shkatërruar pjesë të makinerisë që kanë qenë mbi urë dhe më pastaj janë shpërndarë, raporton Ksp.


Në Mitrovicë, gjendja është e qetë e nën kontroll

Nehat Thaqi, drejtor i rajonit për jugun e Mitrovicës, ka thënë për KosovaPress se situata është e qetë dhe çfarëdo që të ndodhë policia është në gjendje ta mbajë këtë situatë nën kontroll.

Ndërsa kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka apeluar te qytetarët të jenë të qetë që të mos dalin tek ura dhe të tubohen dhe t’ia besojnë situatën Policisë së Kosovës, e cila është duke kryer punën e vet në mënyrë shumë profesionale.

Në veri të Mitrovicës ka qindra serbë të tubuar, ndërsa alarmi vazhdon pandërprerë të dëgjohet. Më herët janë dëgjuar të shtëna armësh.