Arbëri

Shpërblimi vjetor për gazetari dhe letërsi “REXHAI SURROI” 2024

Rexhai Surroi  konkursi per gazetari dhe letersi

KOHA fton të gjithë autorët dhe gazetarët e interesuar që të garojnë për:

1.    Shpërblimin “Rexhai Surroi” për letërsi (prozë), dhe

2.    Shpërblimin “Rexhai Surroi” për gazetari të shkruar

PROCEDURA:

Për letërsi (prozë)

1.    Të gjithë autorët e interesuar ftohen që t’i paraqesin veprat e tyre të botuara në vitin paraprak, apo të pabotuara, më së voni deri më 1 nëntor 2024, me postë elektronike në adresën: [email protected]. Paraqitjes duhet shtuar edhe një biografi të shkurtër të konkurruesit.

2.    Të drejtë konkurrimi kanë autorët shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare përfshirë edhe diasporën.

3.    Anëtarët e Jurisë apo anëtarët e familjeve të tyre të ngushta, nuk mund të marrin pjesë në këtë garë.

Për gazetari të shkruar:

1.    Të gjithë gazetarët e interesuar që punojnë në Kosovë ftohen që të konkurrojnë me më së shumti dy shkrime të veçanta autoriale apo bashkautoriale, të botuara në gazetë (PDF) apo portal në Kosovë.

2.    Shkrimet e botuara prej datës 1 nëntor 2023 deri më 31 tetor 2024, duhet të dërgohen më së voni më 1 nëntor 2024, me postë elektronike në adresën: [email protected]. Paraqitjes duhet shtuar edhe një biografi të shkurtër të konkurruesit.

3.    Anëtarët e Jurisë apo anëtarët e familjeve të tyre të ngushta, nuk mund të marrin pjesë në këtë garë.

SHPËRBLIMET

Për letërsi

Fituesit të garës do t’i takojë shpërblimi në lartësi prej 1.500 € (një mijë e pesëqind euro) si dhe botimi i garantuar i veprës nga Shtëpia Botuese “Botimet KOHA” për veprat e pabotuara, kurse te veprat tashmë të botuara, ribotimi vetëm në rast marrëveshjeje me shtëpinë botuese origjinale.

Për gazetari të shkruar

Fituesit të garës do t’i takojë shpërblimi në lartësi prej 1.000 € (një mijë euro).

Ceremonia solemne do të mbahet të hënën, më 23 dhjetor 2024.