Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, sot ka nisur rinumërimi i 280 kutive të votimit, për të cilat KQZ mori vendim që t’u nënshtrohen edhe një herë procesit të numërimit.
Po ashtu të dhënat e kandidatëve nga rezultatet të cilat janë përputhur me formularët janë drejt finalizimit. Procesi pritet të përfundoj për disa ditë, thonë zyrtarë të KQZ-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u punuar me dinamikë të shtuar. Në proces të rinumërimit janë 130 kuti nga 280 sosh, për të cilat KQZ vendosi t’i kthejë në rinumërim. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezaj, siç transmeton televizioni publik, thotë se 130 kuti do të rinumërohen tërësisht, derisa pjesa tjetër vetëm pjesërisht.
“ Ka filluar rinumërimi i 280 kutive tjera të rinumërimit,disa prej këtyre kutive të votimit. Disa prej këtyre kutive do të rinumërohen plotësisht dhe disa të tjera pjesërisht”, tha ai.
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve aktualisht është duke u bërë edhe vendosja e të dhënave nga formularët e përputhjes së rezultateve dhe formularët e rezultateve të kandidatëve, dhe kjo dëshmon se jemi duke e përmbyllur këtë proces, thotë Elezaj.
“Gjithashtu presim të përfundojmë skenimin e listës përfundimtare të votuesve dhe regjistrimin e votuesve me kusht. Ky skenim na ndihmon që të gjejmë raste kur një votues ka votuar në vend-votimin e rregullt por edhe me kusht. Po besojmë se Brenda pak ditësh do të fillojmë numërimin e votive me kusht dhe atyre me post dhe votave nga personat me nevoja të veçanta”, deklaroi ai.
Ndonëse nuk mund ta thonë me saktësi se kur mund të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 11 qershorit, zyrtarë të KQZ-së presin që procesi të përfundoj në afat më të shpejt se zgjedhjet e 2014-tës.
Rezultatet e zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit të vitit 2014 u shpallën në afat prej 18 ditëve. Për të arritur të njëjtin afat kësaj radhe shpallja e rezultateve do të duhej të bëhej deri më 29 qershor.