Pas deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, edhe deputetja Ariana Musliu-Shoshi, ka kërkuar që zëvendëskryeministri Besnik Bislimi të flasë se çfarë ka diskutuar të martën në Bruksel.
Shoshi e PDK-së e ka ftuar kreun e Kuvendit, Glauk Konjufca, që t’i kërkojë llogari Bislimit “se a po diskutohet për çështje të brendshme të sovranitetit të Kosovës”.
Ajo ka thënë se dialogu “nuk është në arkivol, por më i fortë se kurrë”, duke komentuar deklarimet e Konjufcës kur kishte thënë se “dialogu ka vdekur”.
“Informojeni Glaukun që dialogu NUK është në arkivol po më i fortë se kurrë. Si kryetar Kuvendi, mirë është të ftohet Besniku në llogaridhënie se a po diskutohet për çështje të brendshme të sovranitetit të Kosovës”, ka shkruar Shoshi në Facebook.
-
Deliu-Kodra i kërkon Bislimit të tregojë se çka ka folur me Lajçakun
-
Konjufca për dialogun: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim
-
Konjufca: Pa përgjegjësi për Banjskën dhe letrën e Bërnabiqit, s’ka as mirëbesim minimal në dialog
-
Bislimi i reagon LDK-së: E çuditshme se si po duan që shteti të jetë pa institucione
-
Deliu për deklaratat e Haxhiut: Mungesa e vullnetit politik, s’mund të kthehet në viktimizim