Disa herë brenda objektit të Qeverisë së Kosovës janë shëtitur materialet përgatitore për draftimin e Kushtetutës, derisa në vitin 2014 është vendosur që ato t’i dorëzohen Arkivit të Kosovës. Megjithëse ka ekzistuar një projekt për përmbledhjen dhe botimin e tyre, kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.
Mosbotimi i dokumenteve përgatitore për draftimin e Kushtetutës në ndonjë burim zyrtar dhe deponimi i tyre në Zyrën e kryeministrit kanë ngritur dyshime për vërtetësinë e tyre. Një ditë pas letrës së kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, kanë reaguar edhe organizata të shoqërisë civile, shkruan KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtoresha e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, Arbresha Loxha, ka thënë se Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe administrata e Kuvendit të Kosovës kanë ushtruar aktivitet të kundërligjshëm kur vendosën t’i nxirrnin këto dokumente në një mënyrë jopublike, të papritur dhe pa e validuar fillimisht peshën e këtyre materialeve nga ekspertë të fushës apo nga ndonjë organ i kualifikuar, siç është Kuvendi i Kosovës.
“Meqenëse ‘punimet përgatitore’, të ashtuquajturat ‘travaux préparatoires’, përbëjnë një dokument publik me peshë të veçantë, konfirmimi i autenticitetit të tyre është kusht për validitetin dhe rrjedhimisht mundësinë ose jo të shfrytëzimit të tyre nga organet shtetërore për çfarëdo qëllimi. Duke u nisur nga kjo e fundit, dëshirojmë të rikujtojmë që Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në praktikën e saj gjyqësore e ka konfirmuar mosekzistencën e tyre zyrtarisht në rastin K098/11 (rasti i imunitetit të zyrtarëve të lartë) në vitin 2011, standard që ishte rikonfirmuar disa herë radhazi si pasojë e konfirmimit të Kuvendit të Kosovës që këto dokumente nuk ekzistojnë në një formë zyrtare”, ka thënë Loxha për “KOHËN.
Dokumentet përgatitore janë dorëzuar në Arkivin e Kosovës vetëm pasi Gjykata Kushtetuese kishte nxjerrë aktgjykimet për kryetarin e Kuvendit dhe mandatarin e Qeverisë në vitin 2014, pa e pasur mundësinë t’i shfrytëzojë dokumentet përgatitore.