Ligji për shoqërinë civile, i miratuar në nëntor të këtij viti, është kthyer sërish në Kuvend nga Zyra e presidentit, pas kërkesave të shoqërisë civile me arsyetimin se ligji i aprovuar rrezikon funksionimin e sektorit joqeveritar.
Anëtarë të shoqërisë civile problem kryesor të ligjit të miratuar e shohin amendamentin, i cili lejon që pasuria e OJQ-ve, pas shuarjes, mund të transferohet në biznese private, raporton KTV.
Versioni i parë i aprovuar i këtij ligji, sipas tyre, vështirëson edhe themelimin e OJQ-ve.
Shoqëria civile ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që ligjin ta aprovojnë sipas kërkesave të tyre.
Rreth 80 organizata të shoqërisë civile patën kërkuar nga presidenti që ta kthejë Ligjin në Kuvend, i cili tash pritet të diskutohet sërish në Komisionin për Administratë Publike dhe më pastaj në seancë plenare.
KTV-ja ka pyetur kryetarin e Komisionit për Administratë, Nait Hasani, dhe anëtarë të tjerë të këtij komisioni, por nuk ka marrë përgjigje gjatë ditës.
-
Shoqëria civile i kërkon Kuvendit që ligjin për OJQ-të ta miratojë sipas kërkesave të tyre
-
OJQ-të duan që të hiqet neni që lejon kalimin e aseteve të tyre në biznese private
-
Hoxha: Nga 36 amendamente të ligjit për shoqërinë civile, deri 20 janë problematike
-
Shoqëria civile kërkon që të votohet Ligji për financimin e subjekteve politike
-
Thirrje që deputetët të mos bëjnë ndryshimet e njëjta në Projektligjin për financimin e partive