Shoqata Sindikale e Infermierevë, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë kanë paralajmëruar këtë të premte se do të organizojnë protestë.
Kjo protestë po inicohet pas therjes me thikë së një infermieri në Klinikën e Urologjisë në QKUK.
Në komunikatën e Sindikatës thuhet se kjo protestë po organizohet duke e vërejtur fenomenin në rritje të abuzimeve verbale dhe fizike ndaj mjekëve dhe infermierëve në vendin e punës, transmeton KOHA.
Pjesëtarët e Sindikatës u kanë bërë apel Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe SHSKUK-së të kenë zero tolerancë ndaj veprimeve që e cenojnë jetën dhe punë e stafit mjekësor.
"Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni", thuhet në shkresën e komunikatës.
-
Infermierët paralajmërojnë protestë në shtator: S’do të ndalemi derisa të realizohen kërkesat tona
-
Protestojnë mjekët: Na quajtët heronj, andaj mos na vrisni
-
Theret një infermier në QKUK, Sindikata bën thirrje për protestë
-
Sindikata e Infermierëve proteston sot për mosplotësimin e kushteve
-
Në Gjakovë të premten protestohet kundër dhunës ndaj të moshuarës