Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fitimi i bankave këtë vit arrin në rreth 80 milionë euro

Konventa vjetore i mblodhi të gjithë punonjësit bankarë këtë të enjte.

Me këtë rast, Shoqata e Bankave e Kosovës lansoi edhe Kodin e Praktikës Bankare.

Me këtë u tha se do të krijohet sistem i ri i funksionimit të bankave në Kosovë. Ky kod ka hyrë në fuqi më 5 dhjetor, raporton KTV.

Pjesëmarrës në Konventën vjetore ishte edhe Marco Mantovanelli, përfaqësues i Bankës Botërore në Kosovë.

Ai këtu përmendi edhe disa probleme me të cilat po ballafaqohet sektori bankar në vend.

“Kosova hyn në listën e vendeve ku mund të marrësh kredi shumë lehtë, do të thotë dokumentacioni nuk është problem. E këtu hyjnë edhe dy çështje shumë të ndjeshme. Kostoja dhe besimi. Ju e dini më mirë se unë, në rajon, në përgjithësi, huamarrja në mënyrë joformale është shumë e lehtë, në disa vende arrin edhe në 30%, kjo është çështja e besimit për të cilën po flas”, ka thënë Mantovanelli.

Edhe Hyn në fuqi Rregullorja për bankat, shërbimet bazike do të ofrohen pa pagesë Arbëri Hyn në fuqi Rregullorja për bankat, shërbimet bazike do të ofrohen pa pagesë

Këtu u përmendën disa probleme që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Pjesëmarrës në Konventë ishin edhe përfaqësues të Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, ku u theksua ndihma që kjo bankë i ka dhënë Kosovës.

Rëndësi u është kushtuar edhe pozitës dhe rolit të gruas në këtë sektor, ku u tha se po punohet në fuqizimin e tyre.