Banka Qendrore e Kosovës (BQK) ka njoftuar se ka hyrë në fuqi Rregullorja e re për bankat, që u ofron qytetarëve shërbime bazike pa pagesë.
Kjo ishte miratuar dhjetorin e kaluar nga Bordi i BQK-së, derisa neni 5 i paragrafit të 4-t do të hyjë në fuqi në janar.
“Bankat ofrojnë të gjitha shërbimet e parashikuara në nenin 4, paragrafi 1 të kësaj rregulloreje, pa pagesë, për kategoritë e konsumatorëve që i përkasin grupit të konsumatorëve të cenueshëm që përfitojnë nga të drejtat e parashikuara me legjislacionin që rregullon pensionet dhe asistencën sociale në Republikën e Kosovës, të konfirmuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (apo ministria pasardhëse)”, thuhet në nenin e 5-të të paragrafit 4.
Rregullorja u mundëson qytetarëve që të kenë llogari pagese me shërbime bazike pa pagesë. Kjo do të aplikohet në të gjitha bankat e lincencuara nga BQK-ja.
-
Hyn në fuqi Rregullorja e re e BQK-së
-
Kosova, mjedis i favorshëm për bankat – rrisin tarifat
-
Cila bankë ka kamata më të ulëta? Lansohet platforma për krahasimin e shërbimeve bankare
-
BQK-ja ndryshon rregullat, ulje sigurimi për ngasësit pa aksidente
-
BQK: Pranoni para vetëm përmes llogarisë bankare në euro