Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, vazhdon të besojë se është në interes të BE-së, Serbisë dhe Kosovës arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse e paqes midis Beogradit dhe Prishtinës brenda një kohe të shkurtër.
Ai shprehu keqardhje për dështimin e takimit të kaluar në Bruksel ndërmjet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.
Sholtes shpreson se të dy presidentët do të vazhdojnë procesin e nisur dhe në muajt e ardhshëm do të arrijnë marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.
”Shpresoj se në muajt e ardhshëm do të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila do të jetë e suksesshme dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe si e tillë do të jetë e qëndrueshme për rajonin”, u shpreh ai.
Sipas tij, pajtimi ndërmjet dy vendeve është i mundshëm, por që kjo është vetëm çështje kohe.
”Kjo do të ishte shumë e mirëseardhur që të arrihet sa më shpejt që të jetë e mundshme, por i takon Serbisë dhe Kosovës të vendosin se sa shpejt do të bëhet kjo”, tha ai.
-
Mogherini: Ka ardhur koha për t’i dhënë fund konfliktit Kosovë-Serbi
-
Sholtes: Jam optimist se liberalizimi i vizave mund të ndodhë në fund të vitit
-
Borrell: Paqja në rajon arrihet vetëm nëpërmjet normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi
-
DASH: Propozimi i BE-së, mundësi për popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë
-
Borrelli pret që Kurti e Vuçiqi të takohen “së shpejti” për mbështetje të propozimit