Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim, Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, me të cilin diskutoi rreth liberalizimit të vizave dhe përmbushjes së kritereve për këtë çështje të rëndësishme për qytetarët e Kosovës, njofton kumtesa ministrore, trasnmeton Koha.net.
“Ne jemi të vetëdijshëm se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit nuk është i lidhur me afate, andaj, konsiderojmë se edhe pas heqjes së regjimit të vizave për Kosovën, institucionet vendore nuk do ta ndalin luftimin e këtyre dukurive”, ka theksuar Hoxha, duke shtuar se qytetarët e Kosovës presin që progresi i Kosovës të vlerësohet nga institucionet e Bashkimit Evropian.
Raportuesi i Parlamentit Evropian, Sholtes, ritheksoi se Kosova nuk duhet ta lejojë që korrupsioni të pengojë përparimin e procesit integrues, duke vënë në dukje se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është padyshim prioritet për BE dhe sidomos kur është fjala për luftimin e korrupsionit në nivel të lartë, Kosova duhet të vazhdojë të tregoj rezultate.
-
Hoxha: Vlerësime më të mira se në vitin e kaluar nga Raporti i KE-së
-
Hoxha: Kemi nevojë për mbështetjen e BE-së për liberalizim
-
Hoxha: Lufta kundër korrupsionit vazhdon pavarësisht plotësimit të kritereve për liberalizimin e vizave
-
Hoxha në takime të ndara me Sholtesin dhe Kukanin, kërkon që të përshpejtohet liberalizimi i vizave
-
Cullen: Kosova të ketë prioritet absolut luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar