“Është koha që qytetarët e Kosovës të gëzojnë të drejta të njëjta si të tjerët dhe të lëvizin lirshëm”. Kështu është shprehur raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, pas rekomandimit nga Komiteti LIBE që për shtetasit e Kosovës të bëhet liberalizimi i vizave.
“Urime për qytetarët e Kosovës. Jam i kënaqur me vendimin e sotëm të LIBE që tregon qartë vullnetin politik për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt heqjes së vizave. Rezultati i sotëm është vetëm një hap përpara drejt lëvizjes së lirë. Ky është një nga parimet themelore të BE-së. Shpresoj që udhëtimi pa viza të bëhet shpejt realitet. Disa hapa të rëndësishëm janë përpara nesh. Mandati duhet të konfirmohet në Parlament dhe Këshill. Votimi vendimtar do të jetë në Këshill. Është koha që qytetarët e Kosovës të gëzojnë të drejta të njëjta si të tjerët, dhe të lëvizin lirshëm”, ka shkruar tutje Sholtes.
-
Sholtes: Vendimi për viza, me rëndësi jo vetëm për udhëtim
-
Sholtes: Kosova i përmbushi të gjitha kriteret për viza, u dëshpërua nga mos-realizimi i premtimit
-
Sholtes: BE të mbajë premtimin për vizat, taksa komplikon situatën
-
Soltes: Kosova afër liberalizimit, por duhet luftë e përhershme kundër korrupsionit
-
Një hap tjetër drejt liberalizimit të vizave