Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shoferja e parë e autobusit në Trafikun Urban që po sfidon stereotipin gjinor

Që nga 1 korriku, transporti publik në Prishtinë nuk i ka më të gjithë shoferët e gjinisë mashkullore.

Tashmë një grua është në timonin e një autobusi, duke bartur qytetarë nga Kodra e Trimave në Matin 1, raporton “038” në KTV.

Hyrije Pacolli nisi punë në linjën 3a në kohën e pushimeve verore, por po e vazhdon ende atë.

Të jesh shofere në transport publik, kërkon durim, thotë Pacolli sipas së cilës, problemet dhe tollovitë më të mëdha bëhen në rrethrrotullime.

Por, të jesh e para në një punë që në Prishtinë është bërë kryesisht nga burrat, nuk kalon pa u komentuar.

Pacolli thotë se pret që reforma në transportin publik të përfshijë edhe gra të guximshme që drejtojnë autobusë nëpër Prishtinë.