Shoferi i cili shkaktoi vetaksidentin mëngjesin e së dielës në Slavonski Brod të Kroacisë është dërguar para Prokurorisë së Qarkut.
Ai është sjellë në gjykatë i prangosur dhe i shoqëruar nga dy policë, derisa është parë se ka disa pika gjaku në këmishën që mbante veshur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëvendësi i Avokatit të Shtetit të Qarkut Franjo Kopuniq ka thënë se i dyshuari është mbrojtur në heshtje. “ Ai është mbrojtur në heshtje. Ndërsa mbrojtësi i është ofruar sipas detyrës zyrtare” ka thënë Kopuniq.
Vozitësi sipas mediave kroate është dërguar në paraburgim ndërsa nesër në orën 9 të mëngjesit do të sillet në seancë ku do të vendoset për masën e paraburgimit.
Shoferi i dyshuar akuzohet për veprën penale ‘’Shkaktimi i aksidentit të trafikut në rrugë’’. Dënimi maksimal për këtë vepër me ligjet e Kroacisë është nga gjashtë muaj deri në 15 vjet.
Siç u raportua, shoferin e zuri gjumi për një moment dhe autobusi që po barte mërgimtarë nga Kosova devijoi nga rruga, duke lënë të vdekur 10 persona dhe mbi 40 të lënduar.