Në edicionin e parë të emisionit “Puls” të KTV-së në këtë sezon është debatuar për rritjen e numrit të aksidenteve në trafik për vitin 2017 dhe dështimin e ligjit të ri për rregullat në komunikacion.
Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, tha se qytetari i Kosovës, hallet dhe problemet e veta i manifeston në rrugë duke vozitur shpejt, duke mbytur personin tjetër, raporton Koha.net.
Ai tha se Instituti Kombëtar ka një apel për institucionet që të merren masa të ashpra duke shtuar radarët dhe kontrollet e alkoolit dhe kamerat në të gjitha anët.
“Urgjent bëj apel për institucionet që rreptë ta zbatojnë ligjin dhe dënimet të jenë të mëdha”, potencoi Ramadani.