Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shllaku tregon për humbjet që do t’i ketë Kosova me kontratën e “Contour Globalit”

20:54 - Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur dhe një ndër ambientalistët më në zë në vend, në intervistën për Rubikon foli për kontratën me “Contour Global-in” të cilën e vlerësoi si shumë të rrezikshme.

Sipas tij, termocentrali “Kosova e Re” do të sjellë rritje të çmimit të faturave të energjisë elektrike, si pasojë e çmimit të lartë që Kosova duhet të paguajë për një megavat të prodhuar nga ky termocentral.

Shllaku theksoi se është e pamundshme të evitohet ndotja nëse lëndë djegëse vazhdon të jetë thëngjilli.

“Dy humbje do t’i kemi në këtë rast. Humbja e parë është se ti do të duhesh me ja ble energjinë kur të duhet e kur nuk të duhet. Verës nuk nevojitet aq energji sa do të kemi sepse e tërë energjia që e prodhojmë është primare që nënkupton se vjen prej reparteve shumë të forta”, tregoi ai.

“Këto janë lojëra që bëhen nga ata që as nuk i dinë mirë këto çështje por edhe nëse i dinë mire nuk mund të japin mesazhe se ne do të ndotim. Është e pamundur me djegien e thëngjillit, mbetjet duhet të shkojnë diku”, ka thënë ai.

Edhe Llukës i kërkohen sqarime për mundësinë e rritjes së çmimit të rrymës me “Kosovën e Re” Arbëri Llukës i kërkohen sqarime për mundësinë e rritjes së çmimit të rrymës me “Kosovën e Re”


Shllaku: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi mund të zgjasë deri në dy vjet

20:35 - Një marrëveshje finale mes Kosovës e Serbisë mund t’i marrë edhe 2 vite, konkretisht deri në vitin 2020.

Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i organizatës KFOS, në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka thënë se kjo mund të ndodh për shkak të gjendjes së krijuar edhe në Bashkimin Evropian.

“Kemi mendime të disa diplomacive këtu se mund të shkoj edhe deri në dy vjet. Duke i ditur të gjitha kufizimet që i sjell fillimi i vitit me zgjedhjet në Parlamentin Evropian dhe largimin e Mogherinit”, ka thënë ai.

Shllaku tha se problemet me të cilat do të përballen negociatorët do të jenë të mëdha, përveç ndonjë skenari të shpejtë si konferenca e Rambujesë.

“Në raste të pashpresa vijnë ato konferencat e mëdha”, ka thënë ai.


Cili do të jetë modeli i katërt i Asociacionit të Komunave Serbe, sipas Shllakut

20:18 -Zyra e KFOS-it në Kosovë së fundmi ka punuar më partitë politike, të përfaqësuara në parlament, për dialogun me Serbinë.

Drejtori ekzekutiv, Luan Shllaku në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë që takimet janë mbajtur mirëpo nuk do të tregohet shumë se çka është folur.

Edhe Shllaku: Kontrata për “Kosovën e Re” me dëme afatgjata Arbëri Shllaku: Kontrata për “Kosovën e Re” me dëme afatgjata

Ai bëri të ditur se kanë marrë pjesë te gjitha partitë dhe kanë pasur diskutime shumë përmbajtjesore.

Sipas Shllakut, organizata u ka prezantuar partive analiza të situatës, një prapavijë se çka ka ndodhur dhe modele të ndryshme.

“Tash jemi duke e përgatit një model të katërt që ka të bëjë me Asociacionin sepse mendojmë se do të jete një pjesë e madhe e energjisë që do të shpenzohet në Bruksel prej palëve dhe është mirë se çka do të thotë, të gjitha variantet e mundshme”, ka thënë ai.

Ai përmend dy pika në të cilat mund te vije situata e ASK-së, e që sipas Shllakut mund të jetë një OJQ me kompetenca civile dhe një Asociacion me kompetenca të një lloj autonomie.

“Dhe një dokument i pestë mund të jetë se çka tjetër duhet të zgjidhet, të gjitha çështjet teknike”, u shpreh ai.

Shllaku bëri të ditur se në këto analiza e takime ata nuk japin asnjë rekomandim apo preferencë se kah duhet të shkohet.

“Ne kemi mendu që më mirë është të vijmë me dokumente që kanë karakter enciklopedik”, ka thënë ai.

Sipas tij, qëllimi i kësaj përfshirje përmes këtij projekti te tyre është se përmes analizimit të këtyre dokumenteve do të arrijnë të mbajnë grupin së bashku.

Edhe PIKË me Veton Surroin: Kosova para raundit të tretë dhe nokautues për energjinë Arbëri PIKË me Veton Surroin: Kosova para raundit të tretë dhe nokautues për energjinë

“Përfaqësimi është në nivel shumë të lartë përveç kryetarëve por gjithmonë në bashkëpunim me kryetarët e tyre”.

Ai bëri të ditur se takimet tashmë janë mbajtur në Paris dhe Berlin, ku përveç takimeve mes përfaqësuesve të partive politike, ata janë takuar edhe me institucione si në Gjermani ashtu edhe në Francë.