Termocentrali “Kosova e Re” do të sjellë rritje të çmimit të faturave të energjisë elektrike, si pasojë e çmimit të lartë që Kosova duhet të paguajë për një megavat të prodhuar nga ky termocentral, thotë Luan Shllaku, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe aktivist i shquar i shoqërisë civile, shkruan sot “Koha Ditore”.
Veç kësaj, kontrata e nënshkruar në dhjetor të vitit 2017, thekson Shllaku, do të çrregullojë tregun energjetik në Kosovë.
“Detyrimi i blerjes së rrymës me 80 euro për një megavat orë, që në të shumtën e rasteve do të jetë çmim shumëfish më i lartë se ai i tregut, do ta obligojë Qeverinë që ta zbusë këtë çmim para se t’ia faturojë qytetarit - pasi ka kaluar nëpërmes distributorit turk KEDS. Dhe si do ta bëjë këtë? S’ka zgjidhje tjetër, përpos ta fusë dorën në xhepin tjetër të qytetarit, me të cilin ai mbush buxhetin e shtetit”
Shllaku, që është një ekspert i çështjeve të energjisë dhe ambientit, i ka shprehur këto pikëpamje në një intervistë për gazetën “Koha Ditore”, ku ka analizuar pikat kyç të kontratës për termocentralin “Kosova e Re”, i cili do të ndërtohet nga kompania amerikane “Contour Global” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Sekretariati i Energjisë shpreson që “Kosova e Re” të mos ndërtohet
-
“Kosova e Re dështon nëse në pushtet vijnë kundërshtarët e këtij projekti”
-
Hyseni: Me “Kosovën e Re” do të blejmë energji të shtrenjtë e do të shesim të lirë
-
Shumë dëme dhe rreziqe nga kontrata për “Kosovën e Re”
-
Qeveria do të heqë dorë nga “Kosova e Re” nëse çmimi i energjisë rritet ndjeshëm