Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, ka deklaruar se nuk do t’ia japë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, për formimin e qeverisë në Maqedoni.
“Platforma e shqiptarëve është e përgatitur në vend të huaj dhe kjo është pengesë për t’ia dhënë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev”.
Kështu tha presidenti maqedonas, George Ivanov, në një konferencë shtypi, pas takimit me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Nikolla Ivanovski, ambasadorin e BE-së, Samuel Zhbogar dhe me krerët e partive politike.
Ivanov tha se me Platformën e Shqiptarëve, Maqedonia është shantazhuar dhe është peng i platformës së shtetit të huaj.
“Në vend që ta hedhin poshtë, disa menjëherë filluan që me atë të tregtojnë. Për të ardhmen e shtetit nuk mund të diskutohet. Pranimi i platformës së huaj është i dënueshëm. Pres nga faktori ndërkombëtar që ta dënojë të njëjtën”, tha Ivanov, duke thirrur qytetarët që të flenë të qetë, pasi që nuk do t’ia japë mandatin Zoran Zaevit.
Ai tha se shumica parlamentare është arritur, por sipas ekspertëve juridikë, të rëndësishme janë afatet dhe respektimi i nenit 90 të Kushtetutës, që siç tha ai, është i patjetërsueshëm që pushteti të jetë legal dhe legjitim.
-
Ivanov nuk i jep mandatin Zaevit, shkas platforma shqiptare
-
Të gjitha zhvillimet e sotme në Maqedoni nga KTV
-
Zaev do në Qeveri partitë shqiptare pas marrjes së mandatit nga Ivanov
-
Ivanovi ia dorëzon Zaevit mandatin e kryeministrit
-
Ivanovi pranon t’i japë mandatin Zoran Zaevit për të formuar qeverinë