Qyteti i Shkupit këtë vit do të ndajë 10 milionë denarë për subvencionimin e qytetarëve të Shkupit për blerje të biçikletave të reja.
Kryetrari i komunës, Koce Trajanovski informoi se në seancën e nesërme të Këshillit të Qytetit të Shkupit në rend dite do të jetë vendimi me të cilin parashikohet subvencionim deri 4.000 denarë për blerjen e biçikletave, me çka me këtë masë pritet të ndahen subvencione për të paktën 2500 biçikleta.
Sipas Trajanovskit, kjo është një nga masat e drejtpërdrejta për avancimin e qarkullimit të çiklizmit në qytet dhe të stimulohen qytetarët në numër gjithnjë e më të madh të shfrytëzojnë biçikletat si mjet transportues.
Me projektin "Shkupi Velograd 2017" në qytet do të formohen katër shtigje kryesore çiklizmi të cilat do të shtrihen në drejtim lindje-perëndim dhe shtatë konektues të cilët do të shtrihen në drejtim veri-jug, me gjatësi të përgjithshme prej 51 kilometra.
Deri tani tërësisht janë ndërtuar dhe rikonstruar shtigje në gjatësi prej rreth 18 kilometra, ndërsa janë ndërtuar edhe shtigje për roler-biçikleta prej të dy anëve të skedës së Vardarit me sipërfaqe të përgjithshme prej mbi 10 kilometra.
-
Qeveria ia ndan afër 8 milionë euro SHSKUK-së
-
Në Sllovaki mund të gjobiteni nëse ecni më shpejt se 6 km/h
-
733 aksidente me mjete me dy rrota vitin e shkuar, 12 prej tyre me fatalitet
-
Projektet hekurudhore në Ballkan po vonohen, Linja 10 e Kosovës edhe më keq se kur nisi projekti
-
105 milionë € kostoja e shtesave, shprehet drojë se do ta rrisin inflacionin