Gazetarja britanike që jetonte në Shqipëri, Alice Taylor ka denoncuar faktin se qeveria shqiptare i ka mohuar lejen për të qëndruar në Shqipëri pas artikujve kritikë që ajo shkroi ndaj situatës politike në Shqipëri.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Taylor shprehet se fillimisht I ishte thënë se qëndrimi i ishte pranuar, por më pas i është komunikuar një tjetër vendim.
Taylor shprehet se është 6 muajshe shtatzënë dhe në pritje të një fëmije shqiptar. Gazetarja britanike është autore e një blogu ku promovohet imazhi i Shqipërisë.
Gazetarja britanike e ka cilësuar të padrejtë këtë vendim dhe cenim të lirisë së fjalës, shkruan oranews.
Artikuj të ngjashëm
-
Gazetarja britanike e akuzuar si “spiune ruse” fiton betejën gjyqësore me Policinë shqiptare
-
Osmani: Kosova e hapur të diskutojë me Britaninë për pranimin e migrantëve të refuzuar
-
Ambasada britanike kërkon që qeveria e re të sigurojë mjedis të lirë për gazetarët
-
Starmer synon ta ndjekë marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët
-
Çifti që erdhi për të jetuar nga Britania në Shqipëri