Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ekipet e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në njësitë tjera të vaksinimit në Kosovë kanë vaksinuar sot 2519 qytetarë.
Sipas njoftimit, me dhënien e vaksinave sot, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në 41 867.
“Vaksinimi do të vijojë për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike eKosova dhe sipas listave në dispozicion të QKMF-ve, ndërsa Ministria u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 në platformën eKosova, duke u bazuar në video udhëzimet e bëra me qëllim të lehtësimit të aplikimit të tyre”, thuhet në njoftim.
-
Vazhdon vaksinimi, 873 të vaksinuar gjatë të dielës
-
Mbi 64 mijë të vaksinuar në Kosovë kundër COVID-19
-
Mbi 51 mijë qytetarë janë vaksinuar në Kosovë me vaksinën kundër COVID-19
-
Deri më tash në Kosovë janë vaksinuar mbi 46 mijë persona kundër COVID-19
-
Numri i të vaksinuarve në Kosovë shkon në mbi 40,000