Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë vaksinuar mbi 46 mijë persona me vaksina antiCOVID.
Vetëm gjatë të hënës janë vaksinuar 4229 persona të moshës mbi 65-vjeçare.
Procesi i vaksinimit po vazhdon edhe sot.
Ministria e Shëndetësisë ndërkohë u ka bërë thirrje qytetarëve të gjitha grupmoshave që të regjistrohen në platformën e-Kosova e të aplikojnë për vaksinim.
Vaksinimi po bëhet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, si dhe në të gjitha QKMF-të nëpër komuna.
Artikuj të ngjashëm
-
Afër 765 mijë të vaksinuar me dozën e dytë në Kosovë
-
Mbi 648 mijë qytetarë në Kosovë janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës anti-COVID
-
Të mërkurën në Kosovë janë vaksinuar afro 17 mijë qytetarë kundër COVID-19
-
Të martën janë vaksinuar 18331 qytetarë në Kosovë kundër COVID-19
-
Në Kosovë janë administruar afro 553 mijë doza të vaksinës antiCOVID