Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shkollim bashkë me minj e insekte

Foto: Koha

Ka një kohë të gjatë, që në shkollën “Lidhja e Prizrenit”, në qytetin e Pejës nxënësit shkollohen midis minjsh e insektesh, sepse Komuna nuk e ka bërë deri tash rinovimin e objektit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kushtet në objektin e kësaj shkolle çdo vit po përkeqësohen. Nga jashtë, ky objekt shkollor lë përshtypjen e një objekti goxha të ri. Por fasada e mureve të jashtme vetëm e mbulon vjetërsinë e kësaj shkolle të ndërtuar në vitin 1941. Vjetërsia e këtij objekti të ndërtuar nga gurët, shfaqet në hapësirat e brendshme, të cilat nuk ofrojnë më kushtet e nevojshme për mbajtjen e mësimit. Pothuajse në çdo gjë duhet të intervenohet brenda kësaj shkolle, nisur që nga klasat e mësimit, në të cilat janë shfaqur edhe minjtë dhe insektet.

Drejtori i kësaj shkolle, Valdrin Husaj, thotë se në këtë gjendje e ka gjetur objektin kur e ka marrë timonin e kësaj shkolle nga fillimi i këtij viti.

“Pasi e kam parë se në çfarë gjendjeje është shkolla, në fillim të muajit shkurt ia kam dërguar Drejtorisë së Arsimit një kërkesë, ku kemi sqaruar se kemi nevojë për një ekspert të ndërtimtarisë, për ta vlerësuar gjendjen e objektit shkollor dhe për nevojat e investimeve që ka objekti shkollor”, thotë Husaj, derisa tregon kërkesën e protokolluar më 7 shkurt.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)