Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ankesa për kundërmim dhe prezencë të minjve në një shkollë në Vushtrri

Drejtoria e Arsimit në Vushtrri ka treguar se të dielën ka pranuar një ankesë, nga një prind, fëmijët e të cilit vijojnë mësimin në shkollën fillore “Rilindja” në fshatin Vilanc.

Ankuesja ka thënë se në shkollë kundërmon erë e keqe dhe ka prezencë të minjve nëpër klasa.

“Menjëherë, pas pranimit të ankesës, atje kemi dërguar një ekip nga Drejtoria për Arsim, bashkë me drejtorin e kësaj shkolle, për të parë nga afër gjendjen në këtë shkollë. Drejtori dhe stafi teknik i shkollës do të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të evituar këtë gjendje, dhe për të krijuar kushte normale për mësim në këtë shkollë. Drejtoria për Arsim mirëpret ankesat e qytetarëve dhe i shqyrton me përgjegjësi të lartë ato”, ka njoftuar Komuna e Vushtrrisë.