Nxënësit e shkollës profesionale “28 Nëntori” në Prishtinë, njësinë “Rrjetet gjeodezike” po e mësojnë përmes shënimeve.
Në mungesë të teksteve për lëndën e gjeodezisë, profesori Enis Hoda ka marrë disa libra të fakulteteve dhe skripte të përpiluara nga mësimdhënësit për t’ua shpjeguar atyre.
Ai tregon se përveç mungesës së teksteve, shkollat profesionale po ballafaqohen edhe me mungesë të kabineteve e pajisjeve për punë praktike, raporton KOHA.
Të njëjtin problem e kanë edhe në shkollën e mesme elektrike “Gjin Gazulli”. Mësimdhënësit iu referohen teksteve të fakulteteve dhe përkthejnë materiale nga autorë të huaj.
E nxënësit ankohen se kjo formë e mësimit është e vështirë dhe nuk sjellë rezultate.
Edhe
Shkollat profesionale me mungesë tekstesh e punë praktike
Sipas drejtuesve të shkollave profesionale, mungesa e teksteve shkollore dhe punës praktike po ndikon që nxënësit të mos përgatiten si duhet për tregun e punës.
KOHA ka pyetur në Ministrinë e Arsimit se kur do të zgjidhet problemi i teksteve dhe pajisjeve të kabineteve në shkollat profesionale, por nuk ka marrë përgjigje.
-
Vetëm 6 nxënës në ndërtimtari, shkak mungesa e praktikës profesionale
-
Shkolla e makinerisë s’ka nxënës sa kërkon tregu e ata të ekonomisë përfundojnë edhe kamerierë
-
Mungesa e kabineteve u nxjerr telashe nxënësve t’i zbatojnë në praktikë njohuritë teorike
-
Nxënësit detyrohen t’i bëjnë kopje librat që u takojnë falas