Ndihmësministrja e Arsimit në Qeverinë e Serbisë Vesna Mandiq, këshilltari për Teknologji informative – komunikuese Bojan Radiq dhe përfaqësuesit e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, kanë vizituar sot shkollat fillore në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok e Leposaviq dhe atje kanë dërguar llaptopë e çanta për nxënësit fillestarë, transmeton Koha.net.
Ata në shkollën fillore "Branko Radiçeviq" në Mitrovicë kanë marrë pjesë në demonstrimin e e-Ditarëve.
“Jemi krenarë për faktin se kjo shkollë është njëra nga të parat në Serbi që ka hyrë në sistemin e – Prosveta “, e – Arsimit, ka thënë Mandiq.
Drejtori i shkollës Ivan Zaporozhac ka thënë se ”zbatim i e – Ditarëve tregon se shkollat në Kosovë kanë filluar të modernizohen dhe se me asgjë nuk janë prapa shkollave në pjesën tjetër të Serbisë”.
Përfaqësuesit nga Serbia pastaj kanë vizituar shkollat fillore “Sveti Sava" në Mitrovicë, "Vuk Karaxhiq” në Zveçan, "Jovan Cvijiq" në Zubin Potok dhe shkollën “Leposaviq” në Leposaviq.
-
Lista Serbe kërkon që zgjidhja për arsimin paralel të kërkohet në dialog
-
Kryetarët serbë ia lënë Brukselit “vendimin” për integrimin e shëndetësisë dhe arsimit
-
Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin
-
Protestë në Mitrovicën e Veriut, Ellek: Shëndetësia dhe arsimi janë vija të kuqe
-
Serbët do t’i hapin shkollat në veri për zgjedhjet e 9 shkurtit