Janë ndarë 200 mijë euro nga buxheti i Kosovës për këtë vit, për ndërtimin e sallës së sporteve te shkolla e fshatit Sllovi, në komunën e Lipjanit, raporton KTV.
Por, kur punimet pritej të fillonin, ka dalë që parcela ku gjendet shkolla prej 4 hektarësh tokë, është e Agjencisë së Pyjeve. Për këtë arsye, komuna ka kërkuar që t’i mundësohet ndërtimi i objektit shkollor. Agjencia e pyjeve nuk ka dhënë përgjigje, por qeveria zotohet se do ta zgjidh këtë çështje.
Drita_Rruga kanalizimi . Ali . Tepelena
Ujërat e zeza, “lum” në “Ali Pashë Tepelena”
Qytetarët e Prishtinës nuk kanë pse të kalojnë rrugës “Ali Pashë Tepelena” për shkak të ujërave të zeza që dalin në rrugë dhe erës së rëndë që kundërmon, raporton KTV. Rrjeti i vjetërsuar i kanalizimit, ndikon që ujërat e zeza të përshkojnë komplet rrugën, por gjithashtu të rikthehen sërish në puseta. E banorët thonë se rrugët e kryeqytetit nuk duhet të mbesin kështu, dhe kërkojnë që rrjeti i kanalizimit të rregullohet.
Zyrtarë të komunës së Prishtinës, thonë se vazhdimisht kanë intervenuar nëpërmjet kontratave për sanime, mirëpo është i domosdoshëm ndërrimi i tërë rrjetit në atë lagje. Për këtë arsye, po e përgatisim që ta dërgojmë për projektim, dhe pastaj duhet të kalohen të gjitha procedurat edhe administrative, në mënyrë që të bëjmë zgjidhje afatgjate, thuhet në përgjigjen e Komunës së Prishtinës.
-
Ujërat e zeza në Shalë dhe Krojmir vërshojnë shtëpitë e banimit sa herë bie shi
-
Ujërat e zeza, “lum” në “Ali Pashë Tepelena”
-
Komuna pa përgjigje për problemin me ujërat e zeza në “Ismail Qemali”
-
Shkolla “Pavarësia” vazhdon të vërshohet nga ujërat e zeza
-
Oborri i shkollës “Pavarësia” përmbytet nga ujëra të zeza