Përderisa përshkonin rrugën me makinë deri në shkollën ku mësimi fillonte në orën 9 të mëngjesit, Dorarti i tregonte babait të tij rreth gjërave që i ka mësuar së fundi.
“Në javën e multimedias kemi filluar ta mësojmë fotoeditimin. Dje kemi mësuar si ta përdorim photoshopin e sot do të mundohemi ta bëjmë një projekt tonin të fotoeditimit”, thoshte djaloshi 12-veçar, derisa nuk i pritej të përballej me sfidat e reja në shkollë, shkruan sot “Koha Ditore”. Ai me mburrje tregonte se çfarë projektesh për krijimin e videolojërave kanë realizuar së bashku me shokët e grupit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDorarti ka dy vjet që është pjesë e Shkollës Digjitale, e cila ofron kurse të teknologjisë informative. Gjatë kësaj kohe, ai ka mësuar rreth programimit, rrjeteve kompjuterike e multimedias.
Në oborrin e shkollës, ai takon bashkëmoshatarë të tij, nxënës të kësaj shkolle, po aq entuziastë rreth programimit dhe punëve të tjera që lidhen me teknologjinë informative. Me gjithë moshën e re, dëshira dhe interesimi i tyre ka bërë që ata të zhvillojnë aplikacione që u hyjnë në përdorim edhe të rriturve.
Njëri nga ta është Art Rrustemi, 14-vjecar. Ai ka krijuar aplikacionin e quajtur Expense Tracker, i cili përmes paraqitjes së shpenzimeve dhe të hyrave, u ndihmon përdoruesve në kursimin e parave.
“Fillimisht e kemi bërë skicën në letër, kemi filluar me dizajnin, pastaj jemi marrë me kodim dhe në fund i kemi përmirësuar të gjitha gabimet dhe e kemi finalizuar”, ka shpjeguar ai procesin e krijimit të aplikacionit. Ka shtuar se është duke punuar edhe në aplikacione të tjera, të cilat do t’i publikojë në të ardhmen... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.