Mbi 6.2 milionë euro i ka kushtuar Telekomit shkëputja e kontratave me 302 punëtorë, nëpërmjet pakove dalëse për pensionim të parakohshëm e shkëputje vullnetare të kontratës.
Javën e shkuar, Telekomi njoftoi se 64 persona kanë pranuar pakon e pensionimit të parakohshëm, ndërsa 238 të tjerë të largimit të menjëhershëm. Për pensionim të parakohshëm ishte paraparë ndarja e 60 për qind e pagës bruto në periudhën deri në pensionim, ndërsa pakoja tjetër ishte ofrimi i 24 pagave bruto për këdo që ndërpriste kontratën vullnetarisht.
Pakoja dalëse ishte pjesë e reformave që synon Telekomi për të ulur shpenzimet.
Të premten, kjo ndërmarrje ka njoftuar se më 30 qershor ka ekzekutuar pagesën për 302 ish-punëtorë të Telekomit.
Tabela e shpenzimeve tregon se totali për pakon e të pensionuarve para kohe ka kushtuar një milion e 145 mijë euro, ndërsa pakoja e dytë me nga 24 paga të përnjëhershme 5 milionë e 85 mijë euro. Shuma e përgjithshme e ndarë ishte 6 milionë e 231 mijë euro.
Edhe
302 punëtorë vullnetarisht largohen nga Telekomi
Për pakon e parë nënkupton se mesatarisht për një ish-punëtor janë paguar mesatarisht gati 18 mijë euro, ndërsa për pakon e dytë mesatarja e pagesës del të jetë mbi 21 mijë euro.
Sipas njoftimit, kontributet pensionale do t’u paguhen këtyre punëtorëve para 15 korrikut.
-
359 punëtorë kërkojnë largimin vullnetar nga Telekomi
-
Punëtorët e Telekomit kanë frikë të pranojnë ofertën për largim vullnetar nga puna
-
Telekomi u bën ofertë punëtorëve për pensionim të parakohshëm e ndërprerje vullnetare të kontratave
-
Punëtorët e Postës druajnë se do ta pësojnë nga kriza e Telekomit